Kryebashkiaku i sapozgjedhur i Nju Jorkut, Eric Adams, gjatë një interviste pas fitores së zgjedhjeve është shprehur se do të pëlqente që të paguhej në Bitcoin.
Ish-kapiteni i policisë, i cili do të zëvendësojë në detyrë Bill de Blasio, u shpreh se kërkesa e tij kishte si qëllim të jepte një sinjal se kishte si synim ta kthente Nju-Jorkun në qendrën e industrisë së kriptovalutave.
Komentet e Adam vijnë pas deklaratës së kryebashkiakut të Miamit, Francis Suarez, i cili më herët, po ashtu ka kërkuar që pagesat e para t’i marrë në monedha virtuale.
Megjithatë, të dyja këto deklarata kanë shërbyer si reklamë për Bitcoin duke rritur edhe më tej vlerën e saj në bursa.