Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka shprehur kritikat e saj për ministrat e rinj të qeverisë.
Në fjalën e saj në Parlament, ajo tha se ministrja e Financave është vënë në shërbim të kryeministrit Rama për ti pastruar atij paratë e pista.
Ndërsa duke iu drejtuar Taulant Ballës tha se do ndihej me krenare nëse do ishte ai ministër, pasi pavarësisht problemeve është socialist i vjetër.
Monika Kryemadhi: Në fakt këta që janë këtu prapa, me ndonjë përjashtim të vogël, socialistë të vjetër, ndërsa pjesa tjetër janë vazhdimësia e supermenit, Gjushi, e supermeni, Bajra, Avdylaj etj.
Kjo viktima këtu, që vjen nga një biznes i mesëm, e cila për hir të së vërtetës familja e saj nuk e dimë nëse i ka rënë në qafë drejtoresha e Tatimeve për t’ia mbyllur biznesin, por vjen këtu dhe të mbulojë mashtrimet e shefit të saj.
(Taulant Balla flet pa mikrofon)
Monika Kryemadhi: Jo nuk i fyej Taulant, do ta them tani. Kjo zonja këtu duhet të kuptojë shumë mirë që Banka e Shtetit të Singaporit që ka falimentuar ti nuk mund të shpëtosh transaksionit e shefit tënd. Ke marrë përsipër një punë të vështirë, a je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën?! Nëse po dashuria për të i kaloka të gjitha hapësirat njerëzore.
Ne në fakt duhet të sjellim një model tjetër. Për këtë kemi luftuar Taulant që të jemi të barabarta dhe mos kemi kompleks.
Kur të dalin këto dhe të marrin vota si gratë socialiste, si koleget e tua, atëherë ke të drejtë të flasësh.
Problemi më i madh qëndron se ne duhet të sjellim një sjellje tjetër dhe jo atë të kriminelëve, as të drogaxhinjve sepse do të përballemi gjithnjë e më shumë me probleme.
Problemet nuk janë politike, por janë për të ardhmen.
Njerëz që planifikojnë të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë partitë politike, kushdoqofshin ato, të mëdhaja dhe të vogla. Unë mund të them nuk paska socialistë që kanë mbaruar shkollat jashtë shtetit për të qenë ministra?! Sa të duash ka, edhe në grupin tuaj parlametnar.
Ti i pari mund të ishe ministër dhe unë do ndihesha shumë krenare që ti të ishe ministër edhe me problemet që ke ti, sepse do ishe një socialist që ke qenë që në kohën e Fatos Nanos. Por ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e pista dhe për të mbledhur paratë që i kanë humbur. Ju nuk keni asgjë të përbashkët me të.