Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka habitur me deklaratën e bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Java’ në RTSH.
Teksa fliste për ndryshimin e sistemit dhe pamundësisë së njerëzve për të përballuar jetesën.
Kryemadhi tregoi se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por tregoi se kishte frikë se askush nuk do kujdesej për të kur të plakej.
“Duhet të rregullojmë sistemin. Unë tani do dal nga studio dhe më pret shoferi, do të shkoj me makinë në shtëpi. Po kur të shkoj 80 vjeç kush do më çojë? Do më gjejnë të vdekur në shtëpi dhe do qelbem erë”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.
Refuzimi i vizave për politikanët nga SHBA …
Kryemadhi, ka folur edhe lidhur me debatin në i është refuzuar apo jo viza amerikane Sali Berishës.
Kryetarja e LSI ka deklaruar se në dijeninë e saj, nuk i është refuzuar.
“Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin. E ca do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep. Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.
Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të më thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë.
Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të media e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë”, u shpreh Kryemadhi.