Për Monika Kryemadhin ata që pranojnë mandatet e deputetit janë “thjesht dhe vetëm tradhëtarë të cilët u shitën te Edi Rama”.
Në një takim me forumin rinor të LSI kryetarja e kishte një mesazh të fort për këdo që e ka pranuar ofertën e qeverisë së shkarkimit siç tha ajo duke paralajmëruar këdo të mos iu afrohet emrave të tjerë në listë për ti joshur.
Kryemadhi: Tradhtinë të gjithë e përdorin por tradhtarin asnjë nuk e do. Në një farë mënyrë dua të falënderoj të gjithë kandidatët e LRI-së, të cilët jo vetëm që nuk u joshën nga paratë e drogës dhe nga paratë e bankave të vjedhura por përveç asaj qëndruan përballë çdo presioni dhe po i them të gjithë atyre që kontaktojnë kandidatët e LSI-së mos guxojnë t’ju afrohen, sepse të gjithë i mbajnë mend që kur keni qenë në pushtet, kur keni pasur mundësi jo vetëm që nuk iu keni hapur telefonin njerëzve të LSI-së, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Kështu që qëndrojuni larg”.
Kryetarja e LSI paralajmëroi këdo që do përdorë logon e partisë të jetë i kujdesshëm sepse kjo logo është e shenjtë.
“Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm. Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”, deklaroi ajo.
Katër kandidatë nga lista e LSI-së pranuan të ulen në Kuvend në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre dhe e marrin mandatin këtë të hënë për t’u ulur më pas në kuvend të martën ku pritet të bëhet edhe ceremonia e betimit.
Ata janë Aurora Mara në qarkun e Dibrës, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushaj në Tiranë dhe Enver Roshi në Elbasan.
Nga LSI nuk pranoi të lërw mandatin deputetit i Durrësit Lefter Koka.