Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk i ndalet denoncimeve për aferën e inceneratorëve. Ajo ka publikuar sot një video në rrjetet sociale, përmes së cilës tregon se deputeti i PS-së Alqi Bllaku ka përfituar nga inceneratorët nëpërmjet pagave të babait, në një situatë të konfliktit të pastër të interesit.
Kryemadhi shprehet se “letrat e Pandorës” duhen hapur sa më parë lidhur me këtë çështje.
“Ja se si Deputeti i PS Alqi Bllako, ish-Drejtori i AKUM ka përfituar nga mega afera e inceneratorit të Tiranës, nëpërmjet pagave të babait në shumën 125.000 Euro, duke e punësuar në kompaninë e inceneratorit të Tiranës, në një situatë konflikti të pastër interesi.
‘Letrat e Pandorës’ së Tiranës duhen hapur sa më parë!
Brenda dhe jashtë vendit, interesi është në rritje që SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, të zbardhin sa më parë të vërtetën e tre inceneratorëve, dhe të ndalojnë vjedhjen shtetërore që përditë zbraz xhepat e qytetarëve për të mbushur llogaritë në offshore të zyrtarëve të Rilindjes dhe individëve lidhur me ta.
Follow the money…”- shkruan Kryemadhi.