Politika Kryemadhi kundër Metës për sulmet ndaj drejtësisë: Nuk e kemi betejën me...

Kryemadhi kundër Metës për sulmet ndaj drejtësisë: Nuk e kemi betejën me SPAK-un

Deputetja e Partisë së Lirisë dhe bashkëshortja e llir Metës ka dalë kundër këtij të fundit sa i përket akuzave të ashpra në adresë të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani.

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, Monika Kryemadhi tha se nuk është peng i askujt, duke iu referuar SPAK-ut.

Duke folur për këtë të fundit, deputetja Kryemadhi u shpreh se Prokuroria e Posaçme nuk është betejë politike e Partisë së Lirisë.

Monika Kryemadhi: Për çfarë i duhet Partia e Lirisë Altin Dumanit? Po pse Altin Dumanit dhe jo Prokuroria e Tiranës? Po pse jo gjykata? Pse jo KLP? Pse jo Edi Rama? Pse mo beteja e Partisë së Lirisë është SPAK-u?

Blendi Fevziu: Padyshim që nuk është, e asnjë partie. SPAK-u nuk del në zgjedhje.

Gjatë 3 ditëve të fundit, Ilir Meta ka bërë akuza të forta në adresë të SPAK dhe kreut të kësaj prokurorie.