Monika Kryemadhi tha se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, ka qenë dhe është një politikan serioz, patriot.
“Pavarësisht se ne fjala patriot na duket si demode tani. Por të jeni të bindur që kur të përfundojmë më bankat e Serbisë këtu, që paratë tona të shkojnë të bankat e Serbisë e të mos kemi fuqi të marrim dhe rrogat, normal që do të dalin fjalët e Ilir Metës”, tha Kryemadhi në një konferencë për mediat.
“Dhe për fatin tim të keq, historikisht, diagnostikimet e politikës shqiptare atij i kanë dalë gjithmonë”.
Kryemadhi e cilësoi Metën gjeni politik, të pagabueshëm, por të tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët.
“Besoj tek energjia dhe fuqia që ka Meta politikisht. Ilir Meta është gjeni politik, s’ka bërë asnjëherë gabime politike është tradhtuar gjithmonë nga bashkëpunëtorët e tij dhe ka të drejtë që nervozohet dhe bëhet agresiv”, tha ajo.
“Di të them që PL ka strukturën e saj dhe besoj që do të ristrukturohen e riorganizohen besoj që do të bëjnë një strategji të tyre. Nuk dua të përfshihem në aksionin opozitar të PL-së, se nuk dua të krijoj asnjë lloj çfokusimi, por do të përfshihem në çdo aksion opozitar të opozitës të bashkuar, edhe pse do të doja të isha me e distancuar”.