Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë.
Ajo u ka kërkuar deputetëve t’i qëndrojnë fort presionit ndërkombëtar lidhur me vendimin për djegien e mandateve.
Mësohet se në mbledhje, ku kanë marrë pjesë edhe disa koordinatorë, është diskutuar edhe për protestën që do të mbahet nesër.
Deri tani organizatorët e LSI janë lajmëruar se njerëzit duhen mbledhur para parlamentit dhe deri në një njoftim të dytë, përgatitjet duhet te vazhdojnë.
Tërthorazi, Kryemadhi i ka këshilluar deputetët qw të bëjnë kujdes me deklaratat dhe të jenë unison, madje mos të diktohen lëvizjet as nga Meta.
Basha nga ana tjetër pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar pasditen e sotme, nga ku pritet të dalë vendimi përfundimtar për mandatet.