Politika Kryemadhi paraqitet me vajzën e saj në GJKKO, ankimon vendimin e sekuestros...

Kryemadhi paraqitet me vajzën e saj në GJKKO, ankimon vendimin e sekuestros së dy vilave

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika kryemadhi, është paraqitur sërish ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.

E shoqëruar nga e vija, Monika Kryemadhi ka vajtur në GJKKO për të ankimuar vendimin e sekuestros së dy vilave te Kodra e Diellit.

Dy vilat në pronësi të saj dhe të nënës së saj, Fatime Kryemadhi, u vendosën në sekuestro preventive me kërkesë të SPAK, me vendin GJKKO.

Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, në të njëjtën dosje me ish-presidentin dhe ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili prej 23 tetorit qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg”.