Pyetjes se kush do të jetë pasardhës i Edi Ramës në PS, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj duke thënë se vendin e tij do ta zërë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ajo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se do të jetë Manastirliu, duke argumentuar se ka përkrahje politike brenda grupeve të PS dhe është e vetmja mënyrë që të bëjë çfarë i thotë Rama.
“Pas 25 prillit do të kesh një PS minorancë dhe Ramës do t’i duhet për të kërkuar alibi për lirimin e tij”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga debati:
A do të bëni koalicion me PS pa Edi Ramën?
Kryemadhi: Koalicioni me PS pa Edi Ramën ka ndodhur sepse socialistët kanë ardhur tek LSI dhe më 25 prill do ta shikosh tek kutia. Kjo është shumë e qartë.
Nëse Rama humbet zgjedhjet kush mendoni se do të jetë pasardhës i tij?
Kryemadhi: Ogerta Manastirliu.
Pse?
Kryemadhi: Po gjithë ajo reklamë e vaksinave.
Pse Ogerta?
Kryemadhi: Sepse Ogerta ka përkrahje politike brenda grupeve të PS dhe është e vetmja mënyrë që të bëjë çfarë i thotë Rama edhe po nuk qe ai. Pas 25 prillit do të kesh një PS minorancë dhe Ramës do ti duhet për të kërkuar alibi për lirimin e tij. Ai do të kërkojë ta mbajë, por nëse Balla apo Majko do të thyejnë listat atëherë ai ka Ogerta Manistirliun.