Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të vizitojë nesër Tiranën me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.
Kryeministria në një njoftim për mediat ka bërë të ditur të gjithë axhendën e Rutte, ku mësohet se do të takohet vetëm me Ramën.
Pas takimit kokë më kokë dhe takimit mes delegacioneve, Rama dhe Rutte do të zhvillojnë dhe një konferencë të përbashkët për mediat.
Axhenda e plotë:
11:20 – Ceremonia e mirëseardhjes (Blv “Dëshmoret e Kombit”, hyrja kryesore e Kryeministrisë
11:30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11:55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12:30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte (vendi: Salla kryesore COD)
14:00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie.