Aktualitet Kryeministri inspekton investimet në Divjakë

Kryeministri inspekton investimet në Divjakë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi inspektuan disa prej investimeve të qeverisë në bashkinë e Divjakës.

Sistemi i ri i vaditjes dhe kullimit në këtë zonë, një investim që kap vlerën e 6 milionë eurove është pjesë e skemës së qeverisë nga e cila kanë përfituar 59 bashki.

“Ndërhyrjet janë jo vetëm në kanalin kryesor, por edhe në gjithë kanalet sekondare. Janë rreth 15 mijë banorë që përfitojnë, projekt i Bankës Botërore. Ndërkohë tani, lajmi i mirë për zonën është që kanë filluar procedurat për të prokuruar edhe disa teprica të mbetura nga projekti që do jetë vazhdim i degës së Krutjes. Do futen edhe 4600 ha të tjerë.”
Kreu i qeverisë pa nga afër edhe punimet përmbyllëse të unazës bujqësore të Lushnjes prej 46 kilometrash.

Ky segment lidh Divjakën me autostradën dhe pritet të lehtësojë daljen në treg të produkteve bujqësore të kësaj zone.

Pjesë e ndërhyrjeve të qeverisë në këtë zonë është edhe Kisha e Shën Thanasit në Karavasta. Ndërhyrjet në këtë monument kulture erdhën pas degradimit të saj dhe mos ndërhyrjeve ndër vite.