Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, kreu i qeverisë japoneze Fumio Kishida tha se vendi i tij do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Kjo sipas Kishida vjen pasi Japonia synon të forcojë nismat për të mbështetur reformat në vendet e Ballkanit në përpjekjen e tyre për t’u anëtarësuar me BE.
“Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë. Nga ky këndvështrim përmes nismës për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat e nga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor. Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik. Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë të sigurisë në Paqësor dhe në rajon. Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai, gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë”.
Kryeministri japonez tha më tej se shpresonte që përmes vizitës të kryeministrit shqiptar, të ketë një forcim të bashkëpunimit midis dy vendeve.