Një ditë pas operacionit, Kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e QSUT-së.
Mjekët vlerësuan se kryeministri mund të linte ambientet e spitalit duke qenë se gjendja shëndetësore e tij ka qenë e stabilizuar.
Kryeministri iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale laparoskopike për hernien inguinale.
Operacioni iu besua kirurgut të njohur, profesor doktor Arben Gjatës.
Ndërhyrja kirurgjikale e kryeministrit zgjati rreth dy orë e gjysëm, prej orës 8:20 të mëngjesit deri në orën 11:00.