Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë se i duhej të largohej pak para kohe nga emisioni ‘Real Story’ ku ishte i ftuar në ‘News 24’.
Ai tha se i duhej të bashkohej festës për ditëlindjen e Rea Xhillarit, vajzës së Lindës.
“Kam sakrifikuar shumë herë por këtë herë është e pafalshme ta sakrifikoj. Herët e tjera Linda më justifikon, por këtë radhë nuk mundet”, u shpreh Rama.
Por sa vjeç mbushi Rea dje?
Në një postim në rrjetet sociale, Rea e ka bërë të ditur vetë se dje ka festuar përvjetorin e 30-të. Deri tani nuk janë publikuar detaje të tjera nga festa në familjen kryeministrore.