Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arder deklaroi këtë të hënë se vendi i saj e “mundi përsëri virusin”, teksa njoftoi lehtësimin e kufizimeve në qytetin më të madh të vendit, Auckland.
Falë masave të rrepta, Zelanda e Re arriti ta parandalonte valën e parë të koronavirusit në maj, ku vendi regjistroi asnjë të infektuar me virus 102 ditë me radhë.
Mirëpo, një shpërthim i ri i epidemisë u zbulua në gusht në qytetin më të madh të Zelandës së Re, duke i detyruar autoritetet të vendosin sërish politika të rrepta një javore të mbylljes për 1.5 milion njerëzit e Auckland-it.
“Auckland dhe e gjithë Zelanda e Re kanë qëndruar në një plan që ka patur sukses dy herë deri më tani. Dhe ata e kanë mundur sërish COVID-19”, pohoi Arder.