Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka rezultuar negative në një test droge që ajo bëri pasi një video e publikuar javën e kaluar e tregonte duke kërcyer dhe duke pirë në një festë ku pretendohej se ishte konsumuar dhe drogë.
Testi u krye më 19 gusht, tha qeveria në një deklaratë të hënën.
Një zyrtar qeveritar, Iida Vallin, i tha gazetës Helsingin Sanomat se testi gjithëpërfshirës u kontrollua për amfetaminat, barbituratet, kanabisin, dekstropropoksifenin, kokainën, metadonin dhe një sërë lëndësh narkotike të tjera.
Marin, 36 vjeç, tha në një konferencë shtypi të premten se ajo nuk kishte marrë kurrë drogë – “as në vitet e adoleshencës” – dhe nuk kishte parë të përdorej drogë në festën e 6 gushtit.
Kryeministrja tha se ajo kishte bërë testin “për mbrojtjen ligjore dhe për të pastruar çdo dyshim”.