Në vigjilje të festës së Krishtlindjeve Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët.
Në mesazhin e tij të urimit Janullatos thekson se kjo festë na ofron sigurinë e prezencës së Perëndisë së gjallë, përkundër pasigurisë që është përhapur kudo.
“Me pasigurinë që është përhapur kudo, që mundon sot zemrat tona, e kremtja e Krishtlindjes vjen për të na ofruar antidotin e efektshëm ndaj virusit të pasigurisë, të gjallërojë në mendjen dhe ndërgjegjen tonë. Një të vërtetë që shpesh harrohet se Perëndia është me ne. Krishtlindje të bekuara me sigurinë e prezencës së Perëndisë së gjallë në jetën tonë të përditshme dhe ecurinë e botës. Gëzuar Krishtlindjen!”