Në datë 4 dhjetor Shqipëria do të jetë pa Kryeprokuror, pasi mbaron mandati i Adriatik Llallës. Përgjegjës për emërimin e kryeprokurorit të ri është KLP-ja, e cila nuk është krijuar.
Shumica kundërshton zgjatjen e mandatit të Llallës, ndërsa demokratet kanë dalë hapur kundër zgjedhjes së një prokurori vetëm me votat e qeverise.
I pyetur nga Report Tv për këtë situatë, kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar që ta komentojë duke e shmangur.
Pyetja: Zoti Rama pas pak ditësh vendi do të jetë pa Kryeprokuror, a keni menduar një zgjidhje?
Rama: Kjo çështje nuk ka qenë në axhendën e bisedimeve me kryeministrin Haradinaj
OPDAT dhe EURALIUS kanë dhënë opinion për këtë çështje pak ditë më parë duke theksuar se nuk ka organ në vend që mund të zgjasë mandatin e kryeprokurorit dhe Llalla duhet të largohet.