Bota Kryeprokurori Parisit nis hetimin mbi menaxhimin e krizës së COVID-19

Kryeprokurori Parisit nis hetimin mbi menaxhimin e krizës së COVID-19

“Në Francë kanë nisur hetimet për menaxhimin e pandemisë COVID-19 pas një sërë ankesash nga sindikatat dhe individë të ndryshëm”, tha të martën përmes një deklarate kryeprokurori i Parisit.

Remy Heitz tha se ndër akuzat e mundshme janë vënia në rrezik e jetës së të tjerëve, vetëvrasje e pavullnetshme dhe mos dhënia e ndihmës atyre që janë në rrezik.

Ai u shpreh se hetimi nuk do të “përcaktojë fajet administrative apo politike” por se do të “hetonte vepra të mundshme penale” nga vendimmarrësit.

Sipas ligjit francez, presidenti Emmanuel Macron gëzon imunitet nga prokuroria.

Ministrat mund të mbajnë përgjegjësi por vetëm nga Gjykata Juridike Republikane, e cila ka marrë me dhjetëra ankesa, sipas Heitz.

Zyra e prokurorit ka marrë mbi 60 ankesa, ku përfshihen akuza për dështim të implementimin të mbrojtjeve kundër virusit në vendet e punës dhe testimet masive.

Në hetim nuk do të përfshihen ankesat për menaxhimin e virusit në shtëpitë e të moshuarve, të cilat janë kompani private.

Më shumë se 29 mijë persona kanë vdekur në Francë si pasojë e COVID-19, duke u renditur në vend të tretë në botë për numrin e viktimave.