Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka dhënë detaje lidhur me operacionin për zbulimin e personave që kanë publikuar të dhënat e qytetarëve.
Në një konferencë për mediat, Imeraj u shpreh se të dhënat janë blerë nga subjekte të fushën e përmbarimit. Sipas prokurores do të hetohet çdo subjekt hetohet deri në fund për të zbuluar dhe qëllimin e përdorjes së këtyre të dhënave.
Po ashtu ajo tha se hetimi është duke vijuar dhe ende nuk dihet qëllimi i shit-blerjes së këtyre të dhënave.
“Grupi hetimor ka qenë i devotshëm në kryerjen e hetimit për të gjitha pistat e hetimit dhe për të nxjerr qëllimit të publikimit të këtyre të dhënave. Nga ana jonë është zbuluar mekanizmi i publikimit të të dhënave.
Po ju bëj me dije se këto të dhëna janë shitur nga këta punonjës që janë blerë nga sektori privat dhe i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prokuroria është e gatshme që të hetoj çdo individ apo subjekt që kanë qëllime për të përdorur këto të dhëna. Se kush janë subjektet private janë persona që punojnë në fushën e përmbarimit dhe i kanë përdorur të dhënat për qëllimet e punës së tyre”, u shpreh Imeraj