Sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie në PS-së Elisa Spiropali deklaroi se opozita po kërkon të tensionojë gjendjen në vend përmes protestave.
Duke folur pas mbledhjes 3 orëshe të Kryesisë së PS-së, Spiropali tha se PD dhe aleatët e saj duan të krijojnë destabilitet dhe të kthejnë Shqipërinë mbrapa.
Sa i takon mbledhjes së Kryesisë, Spiropali tha se diskutuan për zgjedhjet.
Spiropali: Jemi të gatshëm të garantojmë proces zgjedhor të drejtë për shqiptarët. Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, turp që PD-ja i la në rrugë zgjedhësit e saj. Po punojmë për organizimin në territor dhe në bazë të afateve që jep kodi do të përcaktojmë koalicionet dhe kandidatët.
Në ditët e para të muajit maj pritet të shpallen kandidaturat për kryebashkiakë në mbledhjen e Asamblesë të PS-së.
Me 13 maj përfundon afati i regjistrimit të listës shumëemërore për kryetarët dhe këshilltarët bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.