Ajo që ra në sy mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte dhe largimi i disa nga emrave të njohur nga Kryesia.
Kështu, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Armando Subashi nuk do të jenë më anëtarë të Kryesisë së PS.
Teksa, në listën me 14 emra që do të votohet nga Asambleja, nga e cila do të përzgjidhen 10, vihet re përfshirja e ministrave të rinj të kabinetit dhe e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo.
Lista me 14 emra për Kryesinë nga e cila do të zgjidhen 10:
Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Igli Hasani
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla