Kryeministri Edi Rama po mban fjalën për përmbylljen e mandatit të dytë të qeverisjes.
E teksa fliste për sfidat gjatë mandatit të dytë, Rama ka bërë me dije lajmin se Najada Çomo, e cila kryesinte listën në Tiranë, ishte e dyta në listë, ka lënë mandatin.
Kryeministri është shprehur se Çomo ka lënë mandatin, pasi ka dëshiruar që të gjendet pranë pacentëve në këtë kohë pandemie.
“Bashkohem me ministren se pa skuadrën e bluzave të bardha në ktë luftë me pandeminë, pa ekspertët tanë si dhe pa mbështeten masive të qytetarëve Shqipëria nuk ia kishte dalë.
Falenderoj ministren e Shëndetësisë për të gjithë punën si dhe Najadën. Najada më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes menjëherë pas shtimit të rasteve me Delta. Çomo do të vazhdojë punën në spital”, tha Rama.