Kryesore Kryeson PS, ja sa vota morën në total forcat politike në zgjedhjet...

Kryeson PS, ja sa vota morën në total forcat politike në zgjedhjet e 14 Majit

Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 Majit ka qenë 38,22%.

Në një konferencë për mediat, Celibashi ka raportuar votat në total të marra nga subjektet politike në zgjedhjet për kryetarë bashkie.

Sipas KQZ, ky ka qenë rezultati i votave të fituara nga forcat politike në rang vendi:

Partia Socialiste – 786 mijë e 566 vota

Bashkë Fitojmë – 501 mijë e 402 vota

Partia Demokratike – 36 mijë e 852 vota

Lëvizja Bashkë – 13 mijë e 842 vota

Partia Lëvizja e Re – 489 vota

Fronti i Majtë – 2 mijë e 809 vota

Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Evropiane të Shqipërisë – 2 mijë e 272 vota

Nisma Thurje – 177 vota

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 2 mijë e 106 vota

Partia për Evropianizimin dhe Integrimin – 2 mijë e 178 vota

Kandidatët e pavarur në rang vendi – 1 mijë e 561 vota