Politika Kryetari në arrest shtëpie, Rithemelimi: Me asnjë masë, Sali Berisha nuk do...

Kryetari në arrest shtëpie, Rithemelimi: Me asnjë masë, Sali Berisha nuk do të mposhtet

Luçiano Boçi, në emër të Rithemelimit ka dënuar ato që i cilësoi si “akte antikushtetuese të Edi Ramës,” pasi kreut Sali Berisha iu caktua sot masa e sigurisë “arrest në shtëpi.”

Nënkryetari i “Rithemelimit” theksoi se me asnjë masë, “Sali Berisha nuk do të mposhtet.”

“Sot Edi Rama, bastardi direkt i xhelatëve Kristaq Rama dhe Spiro Koleka i shërbyer nga ish-xhelati, oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës Arben Kraja, prokurorja Millonaj e denoncuar dhjetëra herë për lidhjet me krimin dhe dhunimin e të drejtave të njeriut, së bashku me gjykatësen Gjoka të shkarkuar si e papërshtatshme nga detyra me 2 shkurt 1996, vendosen pa asnjë provë, fakt apo dokument, por të bazuar fund e krye në falsitet masa kufizuese tipike për narkodiktaturat.

Kështu sot Edi Rama në një akt urrejtje të papërmbajtur politike, urdhëroi mercenarët e vet në prokurori dhe gjykatë Arben Kraja, ish-xhelat, oficeri i policisë sekrete i regjimit komunist dhe Enkeleda Millonaj, prokurorja e SPAK me lidhje të ngushta me krimin, dhe gjykatësen Gjoka, e shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në vitin 1996, që të vendosin kryetarin e PD-së Sali Berisha në arrest shtëpie, me mbikëqyrje policore dhe ndalim të plotë komunikimi. Me këto akte Edi Rama dhe mercenarët e tij dhunojnë, Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rendisin Shqipërinë, vend anëtar të NATO-s krahas diktaturave si ajo e Rusisë, Bjellorusisë, Ugandës, Venezuelës, etj.”