Ditën e sotme produksioni i BBV ka vendosur të surprizojë banorët dhe publikun, teksa për herë të parë i ka kërkuar konkurrentëve t’i kryejnë nominimet jashtë spektaklit, brenda shtëpisë dhe në mënyrë të hapur.
Kështu, banorëve i është kërkuar të shkruajnë dy emra të cilat janë lexuar para të gjithëve, teksa mes tyre ka pasur edhe disa zgjedhje interesante.
Në fund, me më shumë vota kanë qenë Efi, Bledi, Kiara, për rastësi 3 banorët që u rifutën në shtëpi pak javë më parë e që menjëherë do të jenë në televotim, në rrezik për t’u larguar nesër. Kjo do të thotë se në spektaklin e së shtunës, jo vetëm do të shpallet finalisti i parë, por do të ketë edhe një të eleminuar, këtë herë sigurisht pa shpresën për të shpëtuar nga bileta apo për t’u rikthyer, pasi finalja është shumë pranë