Një operacion i rrallë është kryer në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Operacion i është nënshtruar një fëmijë vetëm 7 ditësh, i cili kishte një problem me zemrën.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale sqaron se ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës zgjati 5 orë.
Ky operacion i rrallë në QSUT është realizuar nga prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti, dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi. Tashmë pas operacionit fëmija 7 ditësh gëzon shëndet të plotë.
Tashmë foshnja do të vijojë të jetë nën kujdesin e mjekëve, dhe në 20 ditët e ardhshme do ketë në kujdes të veçantë.