Autori i keqtrajtimit të shqiponjës, është 35-vjeçari Napolon Arizi, banues në Përmet. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij, e ndërsa si rezultat i hetimeve u zbulua se ai kishte vrarë dhe dy sorkadhe.
Këto të fundit u gjetën në banesë dhe pranoi se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
“Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Shqiponja që u kryqëzua e gjallë në Përmet me qëllim për ta balsamosur, nuk iu ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ngordhur, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën
Lexo lajmin: https://www.voxnews.al/aktualitet/kryqezoi-dhe-vrau-ne-menyre-makabre-shqiponjen-ne-pranga-35-vjecari-n-i49961
Specialistët e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe një veteriner i shkuan në ndihmë shpendit të plagosur, por pa mundur t’i shpëtojnë jetën.