Ka përfunduar misionin edhe grupi i dytë i infermierëve shqiptarë që u nisën drejt Italisë për të ndihmuar në përballimin e pandemisë Covid-19.
Ekipi shqiptar prej 60 personash është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu ka shkruar në Twitter se infermierët janë kthyer në atdhe shëndosh e mirë.
“Ka përfunduar me sukses misioni i grupit të dytë të 60 infermierëve që shërbyen në ndihmë të popullit mik italian. Infermierët tanë janë kthyer shëndosh e mirë në Shqipëri, pas misionit humanitar në spitalet covid në zonën e Marche, Itali”.
Disa ditë më parë përfundoi misionin edhe grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që kishin shkuar në Itali.