Bota Kthesa? Putin: I gatshëm për negociata të nivelit të lartë me Ukrainën

Kthesa? Putin: I gatshëm për negociata të nivelit të lartë me Ukrainën

Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata të nivelit të lartë me Ukrainën, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë në bisede telefonike me homologun e tij kinez Xi Jinping lidhur me situatën në Ukrainë.

Putini prezantoi gjerësinë dhe gjatësinë gjeografike historike të çështjes dhe situatën dhe pozicionin e operacioneve speciale ushtarake ruse në pjesën lindore të vendit.

“SHBA-ja dhe NATO-ja kanë injoruar prej kohësh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të Rusisë, kanë refuzuar vazhdimisht angazhimet e tyre dhe kanë vazhduar të avancojnë me vendosjen e trupave ushtarake drejt Lindjes”, tha ai.

Nga ana e tij, Xi tha se situata në Ukrainë kishte ndryshuar në mënyrë dramatike, duke shkaktuar një reagim të fortë ndërkombëtar.

“Ne duhet të braktisim mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe të respektojmë shqetësimet legjitime të sigurisë të të gjitha vendeve”, tha ai.

Ai shprehu mbështetjen e tij për Rusinë dhe Ukrainën për zgjidhjen e krizës përmes dialogut.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, citohet të ketë thënë për mediat ruse se Vladimir Putin, është gati të dërgojë një delegacion të zyrtarëve të rangut të lartë për bisedime me Kievin, të cilat sipas Moskës duhet të mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Më herët, Zelensky ftoi Putin për bisedime për zgjidhjen e konfliktit të përgjakshëm mes dy shteteve. “Përsëris thirrjen ndaj presidentit të Federatës Ruse. Po zhvillohen luftime në territorin ukrainas. Le të ulemi për bisedimet dhe t’i japim fund vdekjes së të pafajshmëve”, shprehet Zelenesky.

Mes të tjerash, presidentit ukrainas përsëriti reagimin e dobët të perëndimit, si dhe iu bëri thirrje qytetarëve të Europës të dalin në protesta të mëdha kundër kësaj lufte.

Rusia merr kontrollin e aeroport kyç pranë Kievit

Forcat ushtarake ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Hostomel pranë Kievit, ndërsa po përparojnë brenda kryeqytetit.

“Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit”, raporton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Për marrjen e kontrollit të aeroportit janë përdorur 200 helikopterë rusë.

BBC shkruan se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.