Dy grupimet e Partisë Demokratike janë përplasur mes tyre në seancën e sotme plenare.
Nga vendi kanë debatuar kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Flamur Noka nga pjesa e deputetëve që mbështesin kryedemokratin Sali Berisha.
Dy deputetët shihen të debatojnë me zë të lartë dhe shkak për “zënkën” është bërë mosfutja e grupimit të Berishës në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.
Noka dhe Alibeaj dëgjohen të drejtojnë fyerje në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla bën thirrje për qetësi.