“Where’s Melania?” është kjo fraza kryesore e fushatës presidenciale në SHBA për zgjedhjet e 2024-ës.
“Ku është Melania (Trump)?” Amerika është duke pyetur prej muajsh sepse mungesa e ish-Zonjës së Parë në krah të tij rëndon shumë mbi çështjet politike dhe gjyqësore të Donald Trump. Në qershor, ajo supozohej të ishte arma sekrete e aktivitetit propagandistik për ta rikthyer manjatin në Shtëpinë e Bardhë.
Por tani pyetja “Ku është Melania?” u shfaq edhe në pankartën e një avioni në qiellin e Iowa-s.
Ajo fluturoi mbi stadiumin e futbollit Jack Trice në Ames, pak para mbërritjes së Trump, DeSantis dhe kandidatëve të tjerë presidencialë.
Larg fushatës zgjedhore të Donald Trump, Melania thuhet se po qëndron në Florida me djalin e çiftit, Barron. Zyrtarisht thuhet se ajo po ndjek biznesin e saj dhe po mbështet burrin e saj… në një distancë të sigurt.
Dhe kjo situatë ka ushqyer misterin për fatin e saj. Sipas burimeve zyrtare, ish-zonja e parë, në fakt, do të mbështeste fuqishëm fushatën e Trump për vitin 2024, por, sipas New York Times, ajo donte të mbante një profil të ulët për shkak të mbështetjes së vogël që mori nga një sërë miqsh gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Kush nuk e mban mend buzëqeshjen e saj teksa u largua përfundimisht nga rezidenca e saj në Uashington?
Ndërkohë, “Ku është Melania?”, prej kohësh është një hashtag i suksesshëm në rrjetet sociale.