Të drejtën e paraqitjes së kërkesës për të përfituar pension social e kanë të gjithë personat që plotësojnë këto kushte: “Kanë mbushur moshën 70 vjeç, janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri (të paktën për 5 vitet e fundit), nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme, si dhe nuk kanë të ardhura, ose janë më të pakta se një pension social”.
Sipas ISSH-së, përfituesi i kësaj pagese duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social-ekonomike. Pensioni social duhet të tërhiqet nga përfituesi çdo muaj. Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet në qendrat e përcaktuara të pagesës.
Gjithashtu bëhet me dije se kjo pagesë ndërpritet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit. Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.
Në vijim gjendet e detajuar edhe dosja e dokumentacionit të detyrueshëm që duhet të dorëzoni për t’u bërë pjesë e skemës së trajtimit me pension social, si dhe zyrat se ku duhet t’i merrni.
Dokumentet që duhet të dorëzoni