Një fakt që po çudit mjekët dhe njerëzit anembanë botës në këto kohë pandemie është që në muajt e fundit janë regjistruar gjithnjë e më pak njerëz të sëmurë nga gripi dhe virozat e tjera sezonale.
Sipas një studimit, mësohet se gripi këtë vit pothuajse është zhdukur, ku 95% më pak njerëz krahasuar me vitin e kaluar janë prekur prej tij, ose e thënë ndryshe ka rënë në nivelin më të ulët të 130 viteve të fundit.
Java e dytë të janarit, normalisht koha më e keqe për virusin sezonal, regjistroi numrin e simptomave të ngjashme me gripin, të raportuar tek mjekët me numrin R 1.1 për 100,000 njerëz, krahasuar me një mesatare 5-vjeçare prej 27.
John McCauley, drejtor i qendrës për referencë dhe hulumtim mbi gripin në Organizatës Botërore të Shëndetit tha se herën e fundit që ka pasur të dhëna për nivele kaq të ulëta të të infektuarve dhe vdekje nga gripi ishte para pandemisë së gripit në vitet 1889-90.
Profesori Martin Marshall, kryetar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm tha për “The Sunday Times” se masat shëndetësore të marra për të luftuar Covid-19 kishte të ngjarë të ishin arsyeja kryesore e rënies dramatike të rasteve.
Në Shqipëri nuk është izoluar ende asnjë rast me gripin e zakonshëm të stinës, edhe pse janari konsiderohej çdo vit si piku i virusit të gripit.