Sport Kualifikimi në Champions jetik, Milani rrezikon të humbasë 5 titullarë

Kualifikimi në Champions jetik, Milani rrezikon të humbasë 5 titullarë

Milani do të përballet mbrëmjen e sotme ndaj Bolonjës, në sfidën e vlefshme për Serinë A. Fitorja në këtë sfidë është jetike për skuadrën e Gatuzos, që do të tentojë deri në fundin e kampionatit një vend që të çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sipas “La Repubblica”, merkatoja e kuqezinjve do të varet nga Championsi. Milani rrezikon të humbasë disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, si Keisi, Romanjoli, Suso, Donaruma, apo dhe Piontek. Të gjithë këta mund të largohen në fundin e sezonit, në rast se skuadra nuk shkon në Champions, për arsye financiare.

Sulmuesi polak mbërriti në janar te kuqezinjtë për 35 milionë euro nga Xhenoa, ndërkohë që Reali i Madridit është gati të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e tij.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve duket një kusht i domosdoshëm te kuqezinjtë për të shmangur revolucionin.