Shkencëtarët e Kubës thanë se kanë prodhuar 150 mijë doza të një vaksine që shpresojnë ta zhvillojnë edhe më shumë këto muaj, që në prill të mund të nisin vaksinimin në masë përqark ishullit. Kuba po punon për zhvillimin e 4 llojeve të vaksinës, sipas medias shtetërore.
Më premtuesja mes tyre quhet “Soberana”, që do të thotë “Sovrania”. Kjo është vaksina që i ka kaluar tashmë 2 fazat e para klinike. Faza e tretë do të nisë në mars dhe zyrtarët e shëndetësisë janë vërtetë optimistë se do të jenë në gjendje të nisin vaksinimin e popullsisë deri në muajin prill.
Ata thonë se brenda vitit do të vaksinojnë të gjithë popullsinë prej 11 milionë banorësh të Kubës. E në fakt, kanë ngritur një rrjet të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e vaksinës, duke përdorur edhe qendrat shëndetësore e ato sociale. Shkencëtarët vendas thonë po ashtu se do të prodhojnë mjaftueshëm vaksina, jo vetëm për popullsinë e Kubës, por ato mund t’jua ofrojnë edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin. Sipas zyrtarëve, kjo është jo vetëm mënyra për të ringritur ekonominë aq shumë të goditur nga pandemia koronavirus, por edhe të nxitur turizmin, me të huajt që vitin e fundit, e kanë pasur të pamundur të udhëtojnë drejt Havanës.