Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele ku një drejtor shkolle në Kuçovë është ndaluar nga policia pasi ka ngacmuar seksualisht 3 nxënëse.
Ajaz Ajazi, 63 vjeç, banues në Kuçovë, mësues gjeografie dhe drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Kuçovë është ndalur pasi është kallëzuar në polici nga 3 nxënëset.
Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur gjatë 3 muajve të fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.