Politika Kufiri detar me Greqinë, kush janë tre negociatorët që largohen

Kufiri detar me Greqinë, kush janë tre negociatorët që largohen

Ditët e fundit të muajt gusht u ndez sërish debatin sa i takon ndarjes së kufirit detar me Greqinë. Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë të gjitha akuzat duke thënë se, edhe grupi negociator do të rikonfigurohet. Euronews Albania ka mësuar se bëhet fjalë për të paktën tre anëtare që do të largohen dhe emrat e rinj do t’i mbërrijnë presidentit, Ilir Meta për miratim.

Ky paralajmërim i kryeministrit Rama mbështetet në faktin se disa anëtarëve të grupit negociator për marrëveshjen e detit mes Shqipërie dhe Greqisë u ka mbaruar mandatit.

Por cilët janë personat që do të largohen?

Nga 13 anëtarët e grupit negociator, zyrtarisht është bërë e ditur se tre prej tyre janë larguar nga postet e mëparshme, gjë që sjellë automatikisht edhe largimin e tyre nga negocimi me palën greke.

E para është Aida Hajnaj e cila nga posti i zëvendës-drejtores së përgjithshme të Policisë së Shtetit ka marrë një detyrë tjetër, atë të kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

I dyti është Artur Meçollari, ish-komandanti i Forcave Detare Shqiptare, i cili u shkarkua pak javë më parë nga Ministrja e Mbrojtjes pasi kishte vendosur të zhvillonte një ceremoni martesore në një nga anijet luftarake shqiptare.

I treti i cili është pa mandat, është edhe bashkëkryetari i grupit, Gjeneral Major Ylber Dogjani. Ky i fundit u shkarkua nga Presidenti i Republikës një vit më parë nga detyra e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave Detare pasi i kishte mbaruar mandati.

Pavarësisht rasteve publike, lista mund të jetë edhe më e gjatë dhe Ministria e Punëve të Jashtme është duke përpiluar një tjetër listë të cilën do t’ia përcjellë për miratim Presidentit të Republikës, Ilir Meta, por ndryshe nga më parë, shkresa do të jetë nën siglën e Edi Ramës e jo të Ditmir Bushatit dhe marrëdhëniet ndërmjet presidencës dhe kryeministrisë kanë më shumë se një vit që nuk janë në ditën e tyre më të mirë. /Euronews Albania