Bota Kufiri/ Paralajmëron Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë dhe do...

Kufiri/ Paralajmëron Haradinaj: Të guxojë kush t’i japë tokë Serbisë dhe do ta shohim se si do të dalë

Në 20-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një mesazh i fortë vjen nga kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj në lidhje me tezat për shkëmbim territori me Serbinë.

“Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do t’i ndjek kësaj pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë pas kësaj pune do të jem”, tha mes të tjerash Haradinaj.

“Ne i kemi vendosë taksë mallrave të Serbisë. Cilës Serbi? Kësaj që ia pamë krimet. Mbas 20 vjetëve kemi vendosë taksë. Për 20 vjet i kemi dhënë kohë për të kryer veprime të pakryera.

A ka vendim më të drejtë tek Zoti e tek robi se sa me mbrojt të drejtën tënde. Ne vendosëm me bë ushtrinë.

Kur e bëmë ushtrinë nuk shkelëm të drejtën ndërkombëtare dhe i dhamë të drejtë vetes me u mbrojt.

Nëse ne qëndrojmë te vetja e i tregojmë atij tjetrit se me kë ka punë. Ne duhet të ndihmojmë veten dhe miqtë. Nëse vazhdojmë me forcimin e Kosovës edhe miqtë do na përkrahin.

Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, prej budallallëqeve tona. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu.

E kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kemi thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur. Deri kur po duan miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët.

Ne i kemi pranuar si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë.

Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do t’i ndjek kësaj pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë pas kësaj pune do të jem”, u shpreh kryeministri i Kosovës.