“Më tha se është diçka e ëmbël dhe e kujtova çokollatë, por nuk e kam hapur ende”, kështu e ka arsyetuar sekretarja e përgjithshme Joana Duro, praninë e zarfit me para në sirtarët e zyrës.
Një zarf që ju dha nga shoqja e saj Laureta Sheto, me të cilën kishte punuar në një institucion tjetër kishte brenda 330 mijë lekë. Kjo shumë e konsideruar si gjurmë korrupsioni u pagua sipas SPAK nga shefi i një kompanie private të identifikuar si Vladimir Topi.
Ai përfaqëson kompaninë e shpallur fituese në një tender me vlerë gati 800 mijë lekë që do të rikonstruktonte disa qendra shëndetësore në dy qytete. SPAK pranon për Top Channel se administratori flet krejt hapur me vartësin e tij dhe lë të kuptohet se po e hapte kuletën në shenjë falënderimi për zyrtaren e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila u arrestua tre ditë mbasi e shtynte takimin me nëpunësen tjetër Laureta Shteto.
Të dyja zyrtaret me kërkesë të SPAK u lanë nga gjykata në masën arrest me burg.
Hetimi nisi pas përgjimeve për një çështje tjetër. Dosja me katër të dyshuar për korrupsion u veçua në muajin maj që përkon me kohën kur kompania e Topit u shpall fituese. ndërkohë që hetimit tjetër që vijon ende ka nisur në muajin janar të këtij viti.
Vladimir Topi dhe inxhinieri i arrestuar po për korrupsion do të dalin para gjykatës gjatë kësaj jave dhe siç bëhet me dije, edhe për ta SPAK do të kërkojë masën arrest me burg./TCH