Viti 2020 ka nisur me zhgënjimin e pretendentëve në Kategorinë Superiore. Pas humbjes së kampionëve të Partizanit, java e 18-të solli edhe frenimin e Kukësit në fushën e Luftëtarit.
Edhe pse gjirokastritët u paraqitën në fushë vetëm me lojtarë të rinj, pasi të gjithë titullarët janë larguar prej problemeve financiare, skuadra e Shpëtim Duros nuk përfitoi dhe u ndal në barazim 0-0.
Një rezultat zhgënjyes për Kukësin, mbi të gjitha nisur nga situata e rivalëve. Megjithatë, te veri-lindorët duhet të jenë të lumtur, pasi një vendim i gabuar i arbitrave, i anuloi golin e fitores Luftëtarit, që mbetet ende në zonën e rënies nga kategoria dhe me pak shpresa për t’u rikthyer në garë.