Një gol në shtesë i ka hequr fitoren Kukësit në Ballsh, duke u ndalur në një barazim 1-1 nga Bylisi vendas. Musta ishte njeriu i ndeshjes për Kukësin, i cili realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 30 të pjesës së parë, por kur po luhej minuta e 5 e shtesës vendasit gjejnë golin e barazimit.
Ndërkohë, Partizani doli me pikët e plota nga transferta e Laçit, duke triumfuar 1-3. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Xhixhën, por Telushi, Bitri dhe në pjesën e dytë sërish Telushi e bën të pavlefshëm golin e vendasve.
Më në fund, Flamurtari është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në Gjirokastër Luftëtarin vendas me një gol të realizuar nga Ribaj me 11-metërsh në pjesën e parë.
Pas kësaj jave, Kukësi mbetet në krye me 42 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë dhe 5 më shumë se Partizani i vendit të tretë.