Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kullën 58 katëshe që po ndërtohet pas Teatrit të Operas.
I pyetur se në lidhje me këtë është përfshirë edhe një biznesmen që ka financuar Foltoren, Berisha tha se nuk është aspak e vërtetë duke shtuar se gjitha kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama të anulojë lejen.
“Shpifje të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari e gjithë përpjekja është të krijojnë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekzistojnë. E them këtë sepse gjatë qeverisjes së PD, Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar Këshilli kombëtar i Territorit asokohe ka qenë për ndërtimin e ndërtesave 6-10 kate. Ata që përpiqen të ma atribuojnë mua, janë shpifarake. E dyta, nëse Rama ka dhënë leje për Shkëlzen Berishën duhet të jesh shpifësi i Mero Bazes dhe Carlo Bolinos të bësh shpifje të tilla. E ftoj Ramën të anulojë leje. Së treti PD del sot me deklaratën e saj ku paraqet çështje të thella ligjore me atë vendim. Pra, nuk mund t’i diktohet agjenda PD. Janë gjëra të mjera, të dështuara. Apo, ‘fajin e ka Saliu’ për kullat!”, tha Berisha