Kryesore Kulla me apartamente dhe hotel, zgjidhet studio fituese për ndërtimin e Rozafës...

Kulla me apartamente dhe hotel, zgjidhet studio fituese për ndërtimin e Rozafës së re

Projekti i studios arkitekturore “Selgascano Architects” nga Madridi është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar për Rozafën e re, të prezantuara një ditë më parë krahas 5 studiove të njohura europiane.

Në projektin fitues janë punuar në tre pamje, Liqeni i Shkodrës, Alpet e Shqipërisë dhe Lumenjtë Buna dhe Drin.

“Punuam po ashtu me 4 madhësi për ta bërë më të lehtë e më njerëzore këtë kullë. Kulla është e organizuar në tre blloqe, poshtë pjesa tregtare, apartamentet, dhe më pas hoteli që do të jetë në pjesën e  sipërme. Do të ruhet dhe do të shtohet gjelbërimi në të gjithë zonën”, u shprehën përfaqësuesit e studios fituese.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit e tij pamjet e këtij projekti.

“Mirëmëngjes dhe me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafën e Re të Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Duke folur në çeljen e konkursit ndërkombëtar për 5 studiot pjesëmarrëse, Rama tha se kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do t’i shtohet trashëgimisë së Shkodrës për brezat e ardhshëm.