Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur nga policia në Mallakastër gjatë kontrollit të territorit nga toka dhe nga ajri.
Në pranga ka rënë Hair Kalemaj 39 vjeç, i cili kishte kultivuar bimë kanabisi në tokën e tij. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, pasi në banesë iu gjetën edhe 2 çifte të cilat i kishte pa leje.
Policia thotë se bimët narkotike që u zbuluan në tokën e 39-vjeçarit u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.