Aktualitet Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Foto ilustruese

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i fshatit Pepsumaj në Vaun e Dejës dhe djali i tij 31-vjeçar, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ekzekutoi urdhrin e prokurorit mbi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në bazë të hetimeve të thelluara nga AMP-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Sa më sipër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfshirjes në këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike nga shtetasit: N. F., 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorimit të detyrës“, M. F., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim”, njofton AMP.