Një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës në Divizionin B të Ligës së Kombeve. Ky është plani në kombëtaren shqiptare për sfidën ndaj Gjeorgjisë.
Trajneri, Sylvinho shprehet i bindur se skuadra ka cilësitë për të marrë pikë në Tbilisi pas humbej ndaj Çekisë.
“Ne kemi shpenzuar shumë energji ndaj Çekisë. Do të jetë edhe kjo një ndeshje e vështirë. Nuk e dimë me cilët lojtarë do të luajmë. Kemi pasur një udhëtim të vështirë, rreth 4 orë rrugë. Do të analizoj lojtarët dhe do të shikoj se kush do të aktivizohet nga minuta e parë. Duhet të marrim pikë për të arritur objektivin, pasi në të kundërt do të na prishte planet. Është shumë e rëndësishme për të marrë rezultat pozitiv. Janë të fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë”, tha Sylvinho.
Mbrojtësi Ardian Ismajli nuk i trembet faktin që përballë do të ketë yllin e Napolit, Kvaratshkelia. Një arsye që nuk pritet të ndryshojë stilin e lojës së kuqezinjve.
“Plani jonë është me u fut në ndeshje për të bërë më të mirën siç kemi bërë deri tani. Ekipi gjeorgjian luan me kundërsulme, do presim më shumë topin e dytë. Plani jonë do të jetë me të njëjtën skemë dhe shpresojmë të ia dalim në fund”.
Kjo përballje do të luhet në orën 18:00 të kësaj të hënë.