Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian janë mbledhur sërish këtë mëngjes për të diskutuar ndër të tjerash edhe për çështjen e zgjerimit tê Bashkimit Europian.
Burime zyrtare të shteteve anëtare kanë bërë të ditur për gazetaren e ABCnews, Erisa Zykaj se propozimi francez për të reformuar procesin e zgjerimit dhe për të shtyrë vendimarrjen për Shqipërinë dhe Maaqedoninë e Veriut në mars të 2020 ka hasur shumë kundërsthime.
Këto kundërshtime nuk kanë të bëjnë me reformimin e procesit të zgjerimit, që pranohet në parim si nevojë, por me faktin që Franca lidh prezantimin e masave konkrete për reformën, e procesit të zgjerimit me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mars tē 2020.
ABCnews ka mësuar, se një nga opsionet që po diskutohet është që të pranohet propozimi i Francës për reformimin e zgjerimit në shkëmbim të hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, burime daneze kanë bërë të ditur për ABCnews, se parlamenti danez diskuton sot hapjen e negociatave tê anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deri tani, Danimarka, ashtu si dhe Holanda ka mbrojtur ndarjen e dy dosjeve, për t’ë mundësuar dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut edhe në rastin nëse nuk do të arrihet një PO e kushtëzuar pêr Shqipërinë.
Ndërkohë, është folur edhe për një qëndrim të përbashkët të Hollandës dhe Francës lidhur me çështjen e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Një tjetër takim i ambasadorëve të përhershëm të BE-së do të zhvillohet të hënën, një ditë para marrjes së vendimti nga ministrat e jashtêm tê Bashkimit Europian./AbcNews