Tre persona janë vënë në pranga në Fier për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj; Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj, si dhe shtetasin E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e FNSH-së Fier.